
Vuloset rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, zyrtarizohet të enjten Kuvendi i ri
Cilët do të jenë deputetët e Kuvendit të ardhshëm, kush rikthehet dhe kush ulet për herë të parë
Kolegji Zgjedhor rrëzon Adriatik Lapajn, mandati i takon Ana Dajkos
Këtë sesion, Parlamenti do të vijë me një strukturë të re. Socialistët, që kanë edhe shumicën parlamentare, kanë arritur në përfundimin se duhet shtuar komisionet parlamentare: nga 8 që janë aktualisht, të bëhen 11.
Grupi i punës së socialistëve, i kryesuar nga Eduart Shalsi, synon të transformojë Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, duke e ndarë në tre komisione:
-Komisioni i Energjisë
-Komisioni i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Digjitalizimit
-Komisioni i Bujqësisë
Me rritjen e numrit të komisioneve, pritet të rritet edhe numri i këtyre strukturave të Kuvendit të drejtuara nga opozita: nga 3 që ka aktualisht, në sesionin e ri do të drejtojë 4.
Ende nuk ka një konfirmim se cilin prej këtyre komisioneve do të drejtojnë përfaqësuesit e opozitës.
Një tjetër ndryshim në strukturën parlamentare pritet të jetë edhe për komisionin e drejtuar nga Fatmir Xhafaj, me në fokus mirëqeverisjen dhe thellimin e reformave.
Nga komision i posaçëm me afat, të bëhet një komision i përhershëm. Në këtë mënyrë, bëhet një komision me përfaqësim edhe nga opozita, e cila deri më tani ka refuzuar të jetë pjesë.
Këto ndryshime në strukturën e Parlamentit janë diskutuar edhe në takimin që Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ministri Taulant Balla dhe drejtuesi i grupit Niko Peleshi zhvilluan një ditë më parë me kryeministrin Edi Rama.
Tv Klan