
Në seancën e parë të Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 11 majit u lexuan zyrtarisht 140 emrat e deputetëve që do të përbëjnë legjislaturën e re. Një detaj i vogël, por domethënës, nuk i shpëtoi vëmendjes: Sali Berisha dhe Sara Mila, dy figura që gjatë fushatës u përplasën ashpër, u renditën njëri pas tjetrit në sallë për shkak të rendit alfabetik.
Gjatë muajve të fushatës, lideri demokrat Berisha e kishte sulmuar shpesh Milën, duke e kthyer në një prej objektivave të tij kryesorë. Por ironia e alfabetit i ka vendosur sot krah për krah, një detaj që shkaktoi reagime dhe komente në sallë.
Kuvendi i ri nisi punimet me tensione politike, por edhe me këto episode që tregojnë se politika shpesh prodhon kontradikta dhe paradokse të papritura.