Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për kërkesën e paraqitur nga ish-Presidenti i Republikës, Ilir Meta, duke e rrëzuar atë me shumicë votash.

Në vendimin e saj, Gjykata vlerëson se masa e sigurimit personal ndaj Metës është vendosur për një qëllim të ligjshëm, duke mos gjetur shkelje në këtë aspekt.

Sa i përket pretendimeve të Metës për mënyrën e arrestimit, të cilin ai e ka cilësuar si çnjerëzor, Gjykata Kushtetuese ka theksuar se kjo çështje nuk mund të merret në shqyrtim.

Sipas argumentimit të GJK-së, kjo pjesë e kërkesës nuk shqyrtohet pasi çështja është ende nën hetim.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese vjen në një moment kur procedurat ndaj ish-Presidentit vijojnë në institucionet e drejtësisë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu