
Gjykata Kushtetuese ka pranuar të shqyrtoje në themel edhe kërkesën e Ilir Metës për masën e tij të sigurisë. Por Ilir Meta nuk do të gëzojë privilegjet e kryebashkiakut të rikthyer të Tiranës.
Seanca nuk do të transmetohet live, ai nuk do të ketë mundësi as të flasë e as të jetë prezent. As avokatët e tij nuk do lejohet të flasin, por në salle të mbyllur do dorëzojnë vetëm dokumente.
Në një intervistë në emisionin “Ora e Fundit” në ABC News, avokati Romeo Kara tha se Ilir Meta kërcënon dëshmitarët dhe provat.
Ndërsa theksoi se është alarmante që të kërcënohet organi i akuzës apo gjykata.
“Besoj do të shihet ligjshmëria dhe proporcionaliteti. Ka vend për t’u verifikuar a qëndron kjo masë, apo kemi pasur gjithmonë të nevojshme prishjen e provave, apo kërcënimin e dëshmitarëve. Duke e parë në të gjitha shkallët nëse është e justifikuar kjo masë. Besoj që në përfundim gjykata do të shprehet dhe besoj mund të përdoret, pasi edhe pala vetë e ka shprehur mund të përdoret për Strasburg. Unë kam bindje se kërcënon edhe gjithë organin e akuzës. Ai dhe Berisha. Është alarmante që të kërcënohet organi i akuzës apo gjykata. Kjo është evidente dhe e njohur. Mund të ketë edhe argumente të tjera”, tha ai, duke shtuar: “Po të ishte vetëm një rrugëtim gjykata kushtetuese do ta refuzonte për momentin duke thënë që Gjykata e Lartë të shprehet dhe më pas të shprehemi ne”, tha ai.
Gjithashtu, avokati Romeo Kara foli edhe për çështjen e 21 janarit, duke thënë se zjarr u hap kur protesta po mbyllej.
Ndërsa theksoi se nëse kjo konstatohet është shumë e rëndë, ndërsa shtoi se është e rëndësishme që kjo ngjarje të zbardhet sa më shpejt. Gjatë intervistës u tregua i ashpër ndaj kreut të PD, Sali Berisha duke e cilësuar atë ‘gjakatar’.
“Mënyra se si grupi i zjarrit të Gardës nuk u lejua të arrestohej, tregon që ka marrë edhe garanci. Për mua ka qenë një gjykim i turpshëm. Kemi një ish-prokuror që thotë janë shkatërruar provat. Kjo ngjarje është një vijë e kuqe që nuk mund të kalohet. Dhe duhet të zbardhet. Ajo vijë gjaku nuk duhet kaluar. Ne nuk duhet të harrojmë, ajo që ndodhi me ’97, çfarë ka ndodhur mijëra të vrarë me pasojë të ligjit 7051 e them me vetëdije që ky person është gjakatar dhe është e frikshme që një gjakatar i tillë vazhdon të jetë në politikën shqiptare”, tha ndër të tjera ai./Java News







