Kryetari i opozitës, Sali Berisha, denoncoi në Çim Peka Live një tjetër mashtrim nga vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese.
Kjo e fundit thotë se Berisha nuk ka kërkuar të shqyrtohet konflikti i interesit për gjykatësen Irena Gjoka.
Por Berisha thotë se kjo është një gjë që e ka kërkuar vazhdimisht.
“Kanë mashtruar. Kam kërkuar se gjykatësja me 5 mbiemra ka qenë në konflikt flagrant interesi.
Dhe ata thonë, a mund ta imagjinosh një bandë që shprehet në këtë mënyrë, se është fatale për ta, thonë nuk është kërkuar konflikti i interesit se është shkarkuar nga ish-presidenti.
Unë vetëm atë kam kërkuar.
Në të gjitha rastet i kam thënë asaj zonjës se unë të kam shkarkuar në vitin 1996.
Jo, thonë, nuk e ke kërkuar.
Kur je i kapur peng, në forma të ndryshme krimesh, atëherë je i detyruar të thuash çdo gjë.
Njeriu i lirë nuk e bën kurrë një gjë të tillë.
Njeriu jo i lirë bën gjithçka dhe ky është rasti.
Njeriu i lirë, ajo e Alibeajt, e para që thotë, jo thotë, unë nuk mund të votoj.
Është një tjetër gjykatëse, ata i kanë kërkuar dorëheqjen në gjykimin e çështjes, sepse ajo ka noterizuar njëherë të vetme një kontratë të Jamarbër Malltezit kur ka qenë notere.
A e kupton se çfarë përfaqësojnë këta?
Dhe ajo ka dhënë dorëheqje.
Kurse kjo që ndan shtratin me Enkelejdin, nuk është në konflikt interesi” tha Berisha./syri