U.S.-based Turkish cleric Fethullah Gulen at his home in Saylorsburg, Pennsylvania, U.S. July 10, 2017. REUTERS/Charles Mostoller

 

Kleriku turk, Fethullah Gulen, i cili ngriti një lëvizje të fuqishme islamike në Turqi dhe më gjerë, por i kaloi vitet e tij të fundit në mërgim i akuzuar për organizimin e një përpjekje për një grusht shteti kundër udhëheqësit turk Recep Tayyip Erdogan, vdiq në Shtetet e Bashkuara në moshën 83 vjeçare.

yacht hotel sarande

Herkul, një faqe interneti që publikon predikimet e Gulenit, shkroi në platformën X se kleriku vdiq të dielën në mbrëmje në një spital amerikan ku po trajtohej.

Kleriku Gulen ishte dikur aleat i Presidentit turk Erdogan, por u ndanë në mënyrë spektakolare dhe zoti Erdogan e konsideroi atë përgjegjës për përpjekjen për një grusht shteti në vitin 2016. Rreth 250 veta u vranë gjatë asaj përpjekjeje.

Kleriku Gulen, i cili jetonte në mërgim në Shtetet e Bashkuara, mohoi përfshirjen në grushtin e shtetit.

Sipas ndjekësve të saj, lëvizja e Gulenit, e njohur si “Hizmet”, që do të thotë “shërbim” në turqisht, synon përhapjen e një fryme të moderuar të Islamit që nxitë arsimin e stilit perëndimor, tregjet e lira dhe komunikimin ndërfetar.

Që nga grushti i dështuar, lëvizja e tij është çmontuar sistematikisht në Turqi dhe ndikimi i saj ka rënë ndërkombëtarisht. Ankaraja u ka kërkuar atyre vendeve ku është e pranishme lëvizja e klerikut Gulen që të mbyllin institucionet e drejtuar prej saj dhe të arrestojnë e dorëzojnë tek autoritetet turke bartësit e tyre.

Fethullah Guleni lindi në një fshat në provincën lindore turke të Erzurumit në vitin 1941. I biri i një imami, ai studioi Kuranin që në fëmijërinë e hershme.

Në vitin 1959, Gulen u emërua imam i xhamisë në qytetin veriperëndimor të Edirnesë dhe filloi të bëhej i njohur si predikues në vitet 1960 në provincën perëndimore të Izmirit, ku ngriti konvikte studentore dhe shkonte nëpër çajtore për të predikuar.

Konviktet studentore shënuan fillimin e ngritjes së një rrjeti joformal i cili do të përhapej në dekadat në vijim përmes arsimit, biznesit, medias dhe institucioneve shtetërore.

Ndikimi i tij u përhap edhe përtej kufijve të Turqisë, në Azinë Qendrore, Ballkan, Afrikë dhe vende perëndimore përmes një rrjeti shkollash./voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu