Garda Revolucionare e Iranit tha se Ismail Haniyeh, lideri politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – është vrarë gjatë një sulmi në Teheran, duke fajësuar Izraelin.

 

yacht hotel sarande

Garda tha se po heton sulmin që la të vrarë Haniyeh, 62 vjeç, përderisa ai ishte në Teheran për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të Iranit, Masud Pezeshkian, më 30 korrik.

 

Garda Revolucionare e Republikës Islamike nuk dha detaje se si u krye sulmi.

 

Hamasi – që mbështetet nga Irani – konfirmoi lajmin përmes një postimi në Telegram më 31 korrik, duke thënë se Haniyeh u vra “në një sulm ajror në rezidencën e tij në Teheran”.

 

Pala izraelite ende nuk ka konfirmuar vdekjen e liderit politik të Hamasit.

 

“Ismail Haniyeh, i cili erdhi në Iran për ceremoninë e inaugurimit të presidentit dhe po qëndronte në një rezidencë të posaçme për veteranët në veri të Teheranit është vrarë me një predhë nga ajri”, shkroi në X Fars, agjencia e lajmeve e lidhur me Gardën Revolucionare Islamike.

 

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbad, menjëherë dënoi vrasjen, duke e cilësuar “akt qyqar dhe zhvillim të rrezikshëm”, sipas agjencisë shtetërore palestineze të lajmeve, WAFA.

Disa shtete kanë dënuar sulmin. Rusia e ka quajtur “vrasje të papranueshme politike”, ndërkaq Turqia ka paralajmëruar se vrasja e liderit politik të Hamasit do të zgjasë luftën mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

Kush është Ismail Haniyeh

I lindur në një kamp refugjatësh në Gaza në vitin 1963, Ismail Haniyeh ishte një anëtar kyç i Hamasit që nga fillimi i tij.

 

Ai u burgos nga Izraeli disa herë dhe u dëbua në Libanin jugor për gjashtë muaj.

 

Në vitin 2003, ai i mbijetoi një atentati nga Izraeli, së bashku me themeluesin e Hamasit.

 

Tre vjet më vonë, ai ishte për pak kohë kryeministër palestinez pasi Hamasi fitoi zgjedhjet – por një përçarje e dhunshme midis Hamasit dhe fraksionit tjetër kryesor palestinez, Fatah, pasoi një vit më vonë.

 

I konsideruar gjerësisht si një pragmatist, Haniyeh thuhej se kishte mbajtur marrëdhënie të mira me grupet e tjera rivale palestineze.

 

Ai u zgjodh kryetar i byrosë politike të Hamasit në vitin 2017. Vitet e fundit, ai jetoi në mërgim, duke lëvizur midis Turqisë dhe Katarit.

 

Ai kishte luajtur një rol kyç në negociatat për një marrëveshje armëpushimi në Gaza

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu