Kryeministri Edi Rama reagoi i zhgënjyer pasi Gjykata e Tiranës vendosi të rrëzojë padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës, të depozituar plot shtatë vite më parë.

Rama nuk kurseu as ironinë ndaj gjyqtares që mori vendimin, Ëngjëllushe Tahiri, duke e etiketuar atë si “Shvejkun” e sistemit të drejtësisë.

Rama tha se konkluzionet e gjyqtares për të rrëzuar padinë për shpifje – se deklaratat e Bashës “nuk ka ndikuar në perceptimin ndaj Ramës në publik – është jo për të qarë, por për të vajtuar.

Kreu i qeverisë e shfrytëzoi këtë rast për të theksuar kundërshtimin që i bëri kërkesës së Unionit të Gjykatësve një ditë më parë, pasi kërkuan rritje të pagës me 700 euro.

Në fund të reagimit të tij, Rama thotë se nuk është “halli i tij”, por “si do u vejë halli çështjeve shumë më të rëndësishme të njerëzve, që varen nga mendja e gjykatëses në fjalë apo të tjerëve si ajo”.

Ëngjëllushe Tahiri është konfirmuar në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në vitin 2023.

Ajo ka përfunduar studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2010 dhe pas një periudhe stazhi në Gjykatën e Tiranës, u emërua në Gjykatën e Rrethit Krujë.

Në vitin 2020, Tahiri u komandua në Njësinë e Shërbimit Ligjor në Gjykatën e Lartë/tema

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu