Adriana Kalaja, e njohur si “pantera” e betejave ligjore dhe politike për Teatrin Kombëtar dhe kundër Bashkisë së Tiranës, ka zbuluar anën e saj më të butë (dhe të rrethuar nga qime)!

Në një postim të fundit në Facebook, kandidatja për deputete e Partisë Demokratike ka treguar se, përveç përplasjes me institucionet, ka një tjetër betejë të humbur: atë me… tre mace që i kanë zënë krevatin.

“Hajde fli po deshe…” shkruan ajo, teksa publikon foto ku duket qartë se zonja Kalaja nuk ka më vend në krevat – sepse është totalisht i “pushtuar” nga 3 macet e shtëpisë.

 

Kush do ta kishte menduar që zëri rebel i protestave do të thyhej nga indiferenca e maceve që thjesht duan të flenë rehat.

Ndonëse në fushatë për të fituar një vend në Kuvend, duket se në shtëpi ka humbur betejën për hapësirën me mbretëreshat e vërteta të shtëpisë – macet e saj!

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu