Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Serbia me mbështetje të hapur nga Rusia ka ngritur një rrjet narrativash që synojnë ta dëmtojnë Kosovën dhe të pengojnë përparimin e saj drejt integrimeve euroatlantike.
Kurti i bëri thirrje trupës diplomatike të Kosovës që të veprojnë me vendosmëri dhe qartësi dhe të mos i japin hapësirë propagandës serbe në shtetet ku ata shërbejnë.
“Serbia vazhdimisht përdor propagandën dhe dezinformatat si armë të politikës së saj të jashtme. Me mbështetje të hapur nga Rusia, ajo ka ngritur një rrjet narrativash të rreme që synojnë të dëmtojnë shtetin tonë dhe të pengojnë përparimin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike”, tha ai gjatë edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve.
Kurti shtoi se Kosova është shtet ende i ri për shumicën e vendeve ku shërbejnë ambasadorët, e që ata duhet të punojnë të ta forcuar pozitën e saj në skenën ndërkombëtare./ Ekonomia Online