Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka uruar besimtarët me rastin e Kurban Bajramit.

Ai shprehet se kjo është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

yacht hotel sarande

Spahiu uron që Zoti i madhërishëm të na japë begati e mirësi për kombin tonë.

Mesazhi i plotë:

Të dashur motra dhe vëllezër Nesër, me lejen e Zotit, do të festojmë Kurban Bajramin. Festën që simbolizon sakrificën dhe bindjen e njeriut ndaj Zotit dhe mëshirën e pamatë që krijuesi ka për krijesën tij më të lartë, që është njeriu.

Kurbani është një festë në të cilën në çdo zemër e vatër duhet të hyjë gëzimi, dora e solidaritetit dhe përkrahjes.

Kjo festë është festa e ngjalljes së shpresës dhe e optimizmit për të vazhduar me këmbëngulje besnikërinë ndaj Zotit të gjithësisë, se ai është Falës i Madh, Mëshirues i Pakufijshëm.

Të dashur motra dhe vëllezër, Kurban Bajrami është festë edhe për haxhinjtë. Miliona besimtarëve nga e gjithë bota, të cilët po kryejnë Haxhin, u janë bashkuar qindra besimtarë nga Shqipëria, e ne lutemi që atyre t’u pranohet haxhi e të kthehen të gjithë të falur e të pastruar nga mëkatet.

Të dashur shqiptarë, më lejoni që në emrin tim dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit, Paçi gëzime në familjet tuaja,

Zoti i madhërishëm na dhëntë begati e mirësi për kombin tonë, Zoti u dhëntë paqe të gjithë besimtarëve në mbarë botën

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu