Sezonin e kaluar në këtë zonë në fund të plazhit të Livadhit në Himarë natyra ishte ende e virgjër.

Pushuesit përshkonin më këmbë një shteg të ngushtë për të zbuluar një cep të paeksploruar të bregdetit.

yacht hotel sarande

 

Por këtë vit buldozeri kishte hyrë në pyll duke rrafshuar çfarë gjen para, për të hapur siç duket nga pamjet, një rrugë për makina.

Pamja s’ka shumë nevojë për koment dhe “uragani” që ka shkatërruar pisha e bimësi nuk ka emër.

Të dashur pushues që merrni rrugën për te Kiço; bëhuni gati për alpinizëm sepse shtegu i vjetër është dëmtuar dhe ndoshta një ditë as Kiçon nuk do ta gjeni më.

Me hapjen e rrugës në lokalin e tij modest do gjeni ndonjë hotel pse jo dhe resort.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu