Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili është i pandehur nga SPAK për aferën në dosjen “Partizani” e ka vlerësuar si të ” shkëlqyer” takimin që kreu i PD-së Lezhë, Gjin Gjoni, zhvilloi me shqiptarët në Toronto.

Berisha shpërndau një video në rrjetet sociale nga ky takim, ku Gjoni takohej me demokratët e Torontos. Mirëpo, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve në këtë video është fakti se disa nga pjesëmarrësit përpiqen të fshihen nga kamera.

yacht hotel sarande

Në video, duket qartë se disa individë në rreshtin e parë, kur kamera drejtohet ndaj tyre, përpiqen të mbulojnë fytyrën me duar ose të ulin kokën, duke kërkuar të shmangin ekspozimin publik.

Duket se ata nuk janë të sigurt në lidhje me mbështetjen e tyre për liderët aktualë të PD-së, ku kreu i kësaj partie është non grata nga SHBA e Britania e Madhe dhe i pandehur nga SPAK, ndërsa një ish – deputet është në burg dhe të tjerë nën hetim./Tema

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu