
Ervin Salianji, një nga figurat më të shumëpërdorura mediatikisht por më të dobëta politikisht të Partisë Demokratike, vendosi sot të hapë një “foltore” personale në Durrës — një lëvizje që, ndryshe nga pretendimet për “ringritje”, ka profilin tipik të një nisme renegate që kërkon të krijojë zhurmë aty ku s’ka forcë, ndikim apo mbështetje reale.
Në deklaratat e tij të zakonshme, të ngjyrosura me fjalë të bukura por të zbrazëta në përmbajtje, Salianji foli për kthimin e PD-së “te njerëzit”. Ironia është se ai flet për njerëzit pikërisht kur nuk i ndjek askush — dhe nis ture në çaste kur partia kërkon stabilitet, jo aventura personale që prodhojnë përçarje.
Ai synon të duket si lider terreni, por në praktikë është lider pa terren. Pa bazë. Pa strukturë. Pa mandat. Pa artikulim politik përtej vetë-projektimeve të stërpërsëritura për “zgjimin e PD-së”.
Ky është një rol që e tenton shpesh ai që e di se brenda strukturave s’ka as jehonë, as peshë.
Berisha e çarmatos me një fjali të vetme: “Takime private, pa lidhje me PD-në”
Sali Berisha, me përvojën e një lojtari të vjetër të politikës, e refuzoi menjëherë nismën e Salianjit, duke e demontuar brenda një sekonde: “aktivitet privat jashtë forumeve”.
Kjo fjali i hoqi çdo lloj mbështetjeje institucionale “turit” të Salianjit. E çorri kostumin e bukur të “debateve me demokratët” dhe e shfaqi për atë që është: një fushatë personale jashtë strukturave, e dizajnuar për protagonizëm dhe pozicionim.
Salianji mund ta shesë këtë si “aksion opozitar”, por realiteti është më i zymtë: kush vepron jashtë PD-së, jashtë forumeve dhe jashtë procesit, vepron kundër PD-së.
Fotoja që ndezi rrjetet: fraksioni që kërkon të lindë… por nuk ka kë të përfaqësojë
Prej momentit kur u shfaq me Ilir Alimehmetin dhe disa figura periferike të listave të hapura, nisën aludimet se po formëzohet një fraksion i ri brenda PD-së.
Por fraksionet politike lindin nga energjia dhe mbështetja — jo nga nevoja për protagonizëm dhe mungesa e drejtimit.
Në thelb, takimet e Salianjit ngjajnë si mbledhje të vogla të pakënaqësive të përhershme që vijojnë të sillen rreth politikës si satelitë të shkëputur pa orbitë.
Një tur që s’ngrit PD-në, por ngre vetëm pluhur
Në çdo dalje të tij, Salianji premton “ringritje”. Por ajo që shihet në terren është thjesht përhapje konfuzioni.
Në vend që të shtojë energji, shton zhurmë. Në vend që të shtojë ide, shton paqartësi. Në vend që të afrojë demokratët, i largon në kampe dyshimi.
Ky nuk është tur i PD-së. Nuk është debat i PD-së. Nuk është vizion për PD-në.
Është një tur i një individi që sheh veten si projekt politik më vete, por që nuk ka as trupë, as vota dhe as ndikim për të imponuar qoftë një debat të vërtetë brenda partisë.
Në politikë, energjia e tepërt pa përmbajtje kthehet në karikaturë
Shumë demokratë tashmë e shohin qartë:
Salianji po sillet si politikan që kërkon vëmendje në kohë krize, por pa asnjë përgjegjësi reale.
Në fund të ditës, pyetja më e sinqertë është kjo:
A po tenton të ringrejë PD-në, apo po provon të ndërtojë një “foltore” personale ku protagonist është vetëm vetja?
Në këtë fazë, përgjigjja është e dukshme:
PD kërkon bashkim. Salianji po ofron përçarje.
PD kërkon vizion. Salianji po ofron improvizime.
Me pak fjalë, tur më shumë për vete, sesa për Partinë Demokratike.
E vërteta universale se renegati është i pështirë vlen dhe sot. Fakir Salianji i fryrë nga egot e dështakes mashtruese Grida Duma po shkon drejt shfarosjes politike.







