2 qershori nuk është më vetëm një datë në kalendar. Është Dita Ndërkombëtare e Punonjësve të Seksit
2 qershori nuk është më vetëm një datë në kalendar. Është Dita Ndërkombëtare e Punonjësve të Seksit

“Pesëdhjetë vjet më vonë, ne jemi ende këtu,” tha Thierry Schaffauser, punonjës seksi dhe anëtar i sindikatës Strass, gjatë përkujtimit të 50-vjetorit të protestës. Para kishës së Saint-Nizier, sërish u mblodhën aktivistë, qytetarë dhe përfaqësues të komunitetit për të nderuar ato gra që ngritën zërin kur askush tjetër nuk guxonte.

2 qershori nuk është më vetëm një datë në kalendar. Është Dita Ndërkombëtare e Punonjësve të Seksit, një kujtesë se dinjiteti nuk njeh profesion, dhe drejtësia nuk duhet të përjashtojë askënd.
2 qershori nuk është më vetëm një datë në kalendar. Është Dita Ndërkombëtare e Punonjësve të Seksit, një kujtesë se dinjiteti nuk njeh profesion, dhe drejtësia nuk duhet të përjashtojë askënd.

Vladimyyr, bashkautor i një publikimi për këtë ngjarje, e përmblodhi thjesht: “Imazhe dhe frikë me zë“. Dhe zëri i atyre grave, të zhveshura nga të drejtat por të mbushura me guxim, vazhdon të kumbon edhe sot.

2 qershori nuk është më vetëm një datë në kalendar. Është Dita Ndërkombëtare e Punonjësve të Seksit, një kujtesë se dinjiteti nuk njeh profesion, dhe drejtësia nuk duhet të përjashtojë askënd.

Lyon, 1975: Kur protestueset e margjinalizuara bënë histori në një kishë

Më 2 qershor 1975, në qytetin francez të Lyon-it, rreth 150 punonjëse seksi pushtuan kishën e Saint-Nizier për të protestuar kundër represionit policor, ndëshkimeve të padrejta dhe heshtjes shoqërore. Ato kërkuan një strehë, jo vetëm nga forcat e rendit, por edhe nga stigmatizimi dhe dhuna sistematike që i përndiqte në heshtje prej vitesh.

Fëmijët tanë nuk duan nënat e tyre në burg“, thuhej në një prej pankartave të vendosura brenda kishës. Aty ato ngritën zërin për të denoncuar gjoba të vazhdueshme, ndalime arbitrare, kontrolle tatimore dhe vrasje të pazbardhura të kolegeve të tyre. Në vend që të ishin të mbrojtura si qytetare, ato trajtoheshin si objekte të padëshirueshme.

Prifti Christian Delorme, atëherë një student i angazhuar në kauza sociale, i priti për 8 ditë brenda kishës dhe ndihmoi në formulimin e kërkesave të tyre. “Kishim nevojë për një vend të sigurt, ku policia të mos na përzinte”, kujton ai. Ishte hera e parë që punonjëset e seksit flisnin drejtpërdrejt, pa ndërmjetës, para gjithë botës.

Pamjet nga kisha dhe zërat e tyre u shpërndanë në media ndërkombëtare. Ulla, zëdhënësja karizmatike, dhe Barbara, e cila ngjallte besim, u kthyen në simbole të lëvizjes. Shumë qytetarë të Lyon-it mbetën të befasuar: “Ishin gra, dhe shpesh nëna të vetme”, kujton Delorme. Një tjetër protestues i asaj kohe, Michel Chomarat, i cili po ashtu kishte përjetuar represionin, thotë se kjo ishte një kthesë në ndërgjegjen publike.

Lëvizja zgjerohet. Protesta dhe greva u përhapën në qytete të tjera franceze, duke e kthyer prostitucionin nga një tabu në një temë shoqërore.

Mëngjesin e 10 qershorit, kisha u bastis me dhunë nga policia, me mbështetje nga qentë dhe pa lejen e kishës. Ulla u dërgua në spital me barelë, ndërsa Barbara u rrah rëndë. Edhe pse shteti kërkoi një raport mbi këtë çështje, ai u la në heshtje pa pasur ndonjë rezultat konkret.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu