“Sa herë që hasni në piktura të natyrës së qetë që përshkruajnë gjëra të tilla si buka, frutat dhe perimet, në fakt po shihni rezultatet e një tradite të gjatë të ushqimit në art. Studimet historike tregojnë se grekët dhe romakët krenoheshin me përshkrimin realist të ushqimit në veprat e artit.
Një tas qelqi me fruta përfshihej zakonisht në pikturat romake për t’u mburrur me delikatesat që gëzonin qytetarët e pasur të Romës dhe me mikpritjen bujare që duhej të ofronin. Edhe më larg, arkeologët kanë gjetur vizatime të ushqimit në muret e piramidave egjiptiane. Në kulturën e lashtë egjiptiane besohej se ato vizatime, nëpërmjet vetive magjike, do të ushqenin ata që do të vazhdonin në jetën e përtejme.
Gjërat nuk kanë ndryshuar shumë që atëherë. . . sot do të gjeni përshkrime të ushqimit në muret e restoranteve, shtëpive të njerëzve dhe në hotele.
Arti sot ka marrë dimensione të tjera duke i dhënë hapësirë edhe perimeve apo frutave me forma të ndryshme, në rastet kur vetë natyra është artisti si në galerinë më poshtë.