
Shfaqja e egër e zv/presidentit amerikan JD Vance në takim mes Trump dhe Zelensky ka bërë që një pjesë e opinionit amerikan t’i kthehet kundër. Ata i kujtojnë atij deri edhe deklaratat para se të bëhej zëvendës i Trump në kohën që jo vetëm nuk ishte fans i presidentit aktual por një nga kritikët e tij më të mëdhenj.
Deklaratat e JD Vance para se të bëhej zv/president i SHBA:
Nuk jam tip i Trump. S’më ka pëlqyer kurrë.
Nuk e votoj Trump-in!
Trump është drogë.
Nuk e honeps dot Trump-in, është toksik.
Po e çon klasën punëtore të të bardhëve në një vend shumë të errët.
Mbështetja e Donald Trump ka bazë në elemente raciste dhe ksenofobie.
Nuk i bëhet vonë për popullin.
Trump është një kandidat dhe një njeri i keq.
View this post on Instagram
James David Vance, i njohur si JD Vance, është një politikan amerikan, autor, avokat dhe veteran i Korpusit të Marinës së SHBA-së. Zv/presidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara që nga janari 2025, shërben nën presidentin Donald Trump.
Pasi fillimisht kundërshtoi kandidaturën e Donald Trump në zgjedhjet e vitit 2016, Vance u bë një mbështetës i fortë i Trump gjatë presidencës së tij të parë. Në korrik 2024, Trump e zgjodhi Vance si kandidatin e tij për zv/president përpara Konventës Kombëtare Republikane.
Vance është karakterizuar si një konservator kombëtar dhe populist i djathtë, dhe ai e përshkruan veten si anëtar i së djathtës postliberale. Pozicionet e tij politike përfshijnë kundërshtimin ndaj abortit, martesave të të njëjtit seks dhe kontrollit të armëve./AIA.AL