
Këshillat që jepen thuajse gjithmonë për të patur një jetë sa më të shëndetshme, lidhen me kryerjen e aktivitetit të rregullt fizik dhe ushqyerja e shëndetshme. Por, edhe pse tingëllojnë mjaft të arsyeshme, shohim se si edhe sportistë e atletë profesionsitë, shpesh bien në fushë dhe pësojnë arrest kardiak.
Arsyeja, thotë për Apostrof Podcast mjeku kardiolog Dr. Novruz Caushaj, është fenomeni i njohur edhe si “zemra e atletit.” Stërvitja intensive shkakton trashjen e mureve të zemrës tej normës dhe ajo që në pamje të parë mund të duket si shenjë fuqie fizike, shkakton kufizim të qarkullimit të gjakut, duke shkaktuar aritmi të rrezikshme dhe hera-herës edhe fatale.
Rreziku me të cilin përballen atletët profesionistë, thotë Dr. Caushaj, është i ndryshëm nga ai i njerëzve të zakonshëm. Ndërsa shumica prej nesh duhet t’i ruhemi mungesës së aktivitetit fizik, stresit dhe dietës jo të shëndetshme, sportistët përballen me problemin e kundërt, atë të shtyrjes së zemrës në ekstremin e saj./Tema