Kompania e njohur për prodhimin e pajisjeve sportive, Adidas, i ka prezantuar fanellat e reja të 22 kombëtarëve që do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror të futbollit 2026, në ShBA, Kanada dhe Meksikë.

Disa nga kombëtarët do të bartin këto fanella janë: Algjeria, Argjentina, Belgjika, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Gjermania, Hungaria, Italia, Japonia, Meksika, Irlanda e Veriut, Peru, Katar, Arabia Saudite, Skocia, Spanja, Suedia, Ukraina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Venezuela dhe Uellsi.

Dizajnet e këtyre fanellave, janë frymëzuar nga historitë, peizazhet dhe kulturat unike të çdo kombi, duke i dhënë secilës fanellë një identitet të veçantë.

Përveç dizajnit estetik, çdo fanellë përmban teknologjinë më të avancuar të Adidas, e cila do t’i ndihmojë lojtarët të qëndrojnë të freskët dhe komodë gjatë përballjeve në këtë kompeticion madhështor.

Teknologjia e përdorur do të ofrojë performancë të lartë dhe rehati për lojtarët në fushë, duke garantuar që ata të mund të përballen me kërkesat e mëdha të një turneu global, shkruan “Adidas” në faqen zyrtare transmeton Klankosova.tv.

Kupa e Botës 2026 pritet të jetë një event historik, dhe Adidas është gati të ofrojë mbështetje për ekipet më të mëdha të botës me fanella që kombinojnë stilin, kulturën dhe teknologjinë e përparuar./klan kosova

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu