
Policia e Kukësit bën me dije se mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, një konflikt për motive të dobëta mes dy personave ka përfunduar me të shtëna armësh.
Sipas burimeve zyrtare, shtetasi U. D. dyshohet se pas një përplasjeje verbale me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri. Fatmirësisht, nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Konflikti ka lindur mes disa personave, ku shkak mendohet të jetë bërë parkimi i automjeteve.
Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po vijon punën për kapjen e tij.
Është ngritur grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë Kukës, po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.