Detaje të reja janë zbuluar për plagosjen në Kukës. I plagosuri është identifikuar si 29-vjeçari Elvis Halilaj, kushëri i Kryetarit të Bashkisë Kukës, Albert Halilaj.

I riu dyshohet se është plagosur nga një shtetas që mban detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve në Bashkinë Kukës.

Konflikti mes tyre ka nisur në vendin e quajtur “Sheshi i Agjensisë Bicaj”, ku Halilaj ka goditur me grushte autorin e dyshuar. Pas përplasjes fizike, Elvis Halilaj është larguar në drejtim të fshatit të tij, por është ndjekur nga autori. Kur makina e Halilajt ka ndaluar pranë banesës, autori e ka qëlluar një herë me armë zjarri.

Deri në këto momente, autori ende nuk është arrestuar, megjithëse policia ka deklaruar se e ka identifikuar atë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu