Banorët e Kukësit u zgjuan të alarmuar ditën e sotme, pasi u raportua për një bombë ofensive në Bulevard. Burime për mediat bëjnë me dije se alarmi ishte falas dhe se granata ishte lodër.

Kjo ngjarje e pazakontë ka alarmuar qytetin në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur rreth orës 06:35, në zonën e njohur si Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.

Raportohet se menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë marrë masat për sigurimin e perimetrit dhe shmangien e rrezikut për banorët dhe kalimtarët.

Burime për mediat bëjnë me dije se forcat xheniere nga Tirana u thirrën për të ç’aktivizuar bombën në Kukës.

Sipas informacionit të dhënë nga Policia e Kukësit, aktualisht është ngritur një grup hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti dhe për të identifikuar burimin apo autorët e mundshëm që mund ta kenë lënë granatën në atë zonë.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kukës/Informacion paraprak

Rreth orës 06:35, te Rruga e Turizmit, është konstatuar një granatë ofensive.

Shërbimet e Policisë po kryejnë veprimet.

Ndërkohë gupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu