Fletvotimi per Tiranen per zgjedhjet e 11 majit

KQZ ka miratuar përmbajtjen e fletës së votimit që kësaj here i ngjan një “çarçafi”.

Në të janë renditur subjektet sipas radhës së shortit të hedhur, por sqarohet se nëse ju votoni për një parti dhe një kandidat të një tjetre, atëherë vota quhet e pavlefshme.

Mund të votoni vetëm për partinë apo kandidatin dhe vota sërish quhet e vlefshme, por jo për dy forca të ndryshme. Vota për kandidatin i shkon partisë së cilës i përket.

Ndërkohë, paraqitja e fletës së votimit për diasporën do të jetë njësoj, por në pjesën e pasme do të ketë dy vija identifikuese që tregojnë se është votë që ka ardhur me postë. Gati 60 cm me 30, pa dyshim që fleta e votimit më 11 maj do të jetë vërtet gjigande. KQZ ka miratuar përbërjen e saj, ndërsa më e ngarkuara është fleta e votimit në qarkun Tiranë e cila do të ketë 539 emra. /AIA.AL

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu