Me uljen e temperaturave, shumë mace rrugësh kërkojnë ngrohtësi duke u futur nën makina apo pranë motorëve të tyre. Kjo sjell një rrezik serioz për to, pasi shumë pronarë automjetesh nuk janë të vetëdijshëm për praninë e kafshëve para se të nisin motorin.

Veterinerët dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve apelojnë që qytetarët të tregojnë kujdes: para se të ndizni makinën, trokitni lehtë në kapakun ose anën e saj. Ky veprim i thjeshtë mund të shpëtojë një jetë të vogël.

Ekspertët shpjegojnë se motorët e makinave, veçanërisht pas përdorimit, mbajnë nxehtësi për orë të tëra dhe shërbejnë si strehë ideale për macet që kërkojnë mbrojtje nga i ftohti. Shumë raste lëndimesh apo vdekjesh të kafshëve ndodhin pikërisht për shkak të mungesës së këtij kujdesi minimal.

Në këto ditë që moti po ftohet, apeli është i qartë: mos e ndizni makinën pa kontrolluar më parë nën të.
Një trokitje e vogël mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu