Sistemi i Alarmit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë i Bashkimit Europian (RASFF) ka njoftuar për një rrezik të mundshëm mbytjeje nga karamelet e markës “JELLY”, të prodhuara në Japoni.

Sipas njoftimit zyrtar, produktet duhet të hiqen nga tregu, pasi paraqesin rrezik serioz, veçanërisht për fëmijët e vegjël.

“Rrezik i mundshëm mbytjeje, veçanërisht për fëmijët e vegjël, pasi aftësitë e tyre motorike janë të kufizuara dhe për këtë arsye rreziku i gëlltitjes është veçanërisht i lartë”, thuhet në njoftimin e RASFF.

Ku janë tregtuar?

Sipas informacionit të publikuar, ndër vendet ku janë tregtuar këto produkte përfshihen edhe Shqipëria dhe Kosova.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës ka njoftuar konsumatorët për heqjen e produktit nga tregu. Ndërkohë, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) në Shqipëri ende nuk ka një komunikim zyrtar.

Megjithatë, këto produkte mund të gjenden në markete dhe pika tregtimi në vend.

Çfarë duhet të bëjnë konsumatorët?

  • Të kontrollojnë me kujdes produktet e blera
  • Të shmangin konsumimin e tyre nga fëmijët
  • Të njoftojnë autoritetet përkatëse në rast se i hasin në treg

Siguria ushqimore mbetet prioritet, veçanërisht kur bëhet fjalë për produkte që konsumohen nga fëmijët.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu