Për shumë prej nesh, fakti që distanca e Hënës nga Toka ndikon në kohë është një zbulim i ri. Edhe pse Hëna ndodhet mbi 384,000 km larg, ajo ka një ndikim të madh në planetin tonë dhe e bën jetën më të qëndrueshme.

Graviteti i Hënës ndihmon në stabilizimin e këndit të pjerrësisë së boshtit të Tokës, duke e mbajtur planetin tonë më të qëndrueshëm dhe të banueshëm. Megjithatë, kjo distancë mes Tokës dhe Hënës ka një ndikim edhe në kohën tonë. Shkencëtarët kanë zbuluar se ditët në Tokë po zgjaten gradualisht për shkak të largimit të ngadaltë të Hënës. Sipas llogaritjeve, rreth 1.4 miliardë vjet më parë, një ditë në Tokë zgjaste vetëm 18 orë.

yacht hotel sarande

Profesori Stephen Meyers nga Universiteti i Wisconsin-Madison shpjegon se ky fenomen mund të krahasohet me një person që bën ski që ngadalësohet shpejtësia ndërsa zgjeron krahët. Ai dhe kolegët e tij kanë përdorur “Astrokronologjinë” – një metodë që lidh teorinë astronomike me të dhënat gjeologjike – për të kuptuar më mirë ndryshimet në distancën mes Tokës dhe Hënës.

Në një nga studimet e tyre, ata analizuan një formacion shkëmbor të vjetër 90 milionë vjet, duke zbuluar ciklet klimaterike të Tokës dhe duke bërë të mundur matjen e saktë të efektit të Hënës në planet. Nga studimi u konfirmua se Hëna po largohet nga Toka me rreth 3.81 centimetra në vit.

Shkencëtarët besojnë se, në fillim, Hëna ishte aq afër Tokës sa që graviteti i Tokës mund të kishte ndikuar në ndarjen e Hënës. Megjithatë, për shkak të moshës së lashtë të Hënës prej 4.5 miliardë vjet, është e vështirë të përllogaritet me saktësi çdo detaj i largimit të saj.

Profesori Alberto Malinvero, një nga autorët e studimit, e përshkroi këtë zbulim si një arritje emocionuese, duke e quajtur një ëndërr të bërë realitet për të gjetur përgjigje për sfidat e hershme të sistemit tonë diellor./oranews

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu