Iku e shtuna dhe erdhi e hëna, por Chris LaCivita nuk duket gjëkundi

Zyrtarja e PD dhe kandidate për deputete, Edit’h Harxhi, deklaroi të premte, se strategu Chris LaCivita do të vinte në Tiranë të shtunë dhe nuk do të largohej më deri sa të përfundonin zgjedhjet.

“Zoti LaCivita vjen nesër (të shtunë). Do të drejtojë fushatën gjatë gjithë kohës këtu në Shqipëri. Do të qëndrojë në Tiranë. Do të jetë këtu gjatë gjithë kohës. Ai do të jetë personi që do drejtojë fushatën, do jetë në hapjen e fushatës dhe do të jetë edhe në prezantimin e programit elektoral në datën 12.

Me ardhjen e tij mund të ketë edhe ndonjë surprizë, do ketë zhvillime te bujshme, interesante politike që do të ndriçojnë rrugën e fitores së PD”, tha Harxhi.

 

Sot është e hënë dhe LaCivita nuk duket gjëkundi! /Tema

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu