
Ish-Kryeminisri, Sali Berisha prezantoi sot koalicionin e udhëhequr prej tij për zgjedhjet e 11 majit, Aleanca për Shqipërinë Madhështore” (PD-ASHM).
Duke folur për skryeministrin Edi Rama, kryetari i PD tha se atij i mbetën në gojë zhapikët, bufat dhe këneta dhe së fundi mustaqet e Kujtim Gjuzit.
“Çfarë paraqet pala tjetër? Paraqet hardhucë, zhapikë, bretkosa, zhaba dhe tani së fundmi i ka ngelur në gojë Kujtimi, jepja ato mustaqe se çmendet pas tyre.
Kujtim, se unë e ti e njohim atë nga ana psikologjike, ia di ti arsyen pse e ka atë ai.
Por kjo nuk është punë e kësaj mbledhje.
Pra, një njeri që ka qeverisur 12 vite dhe nuk u thotë dot shqiptarëve, nuk u tregon dot shqiptarëve një arritje?”
Gjuzi në sallë u ngrit në këmbë duke i mbajtur ison Berishës.