Kuzhina shqiptare, e pasur me shije dhe tradita, që përfshin pjata të njohura si flija, tava e kosit, fërgesat, byrekët etje, janë të preferuara si nga vendasit ashtu edhe nga vizitorët e huaj
Por megjithatë, ajo renditet vetëm e 96 në një liste mes 100 kuzhina botërore sipas TasteAtlas, një një udhëzues popullor ushqimi dhe udhëtimi.
Kuzhina greke vlerësohet më mira në renditjen e guidës së njohur gastronomike! Shijet italiane renditen në vend të dytë, të pasuar nga kuzhina Meksikane e treta!
Kuzhina, spanjolle, ajo Portugeze e më pas turke qëndrojnë më poshtë mes vendeve të para!
Kuzhinat më të mira në botë renditen sipas vlerësimeve mesatare të pjatave dhe produkteve ushqimore më të vlerësuara të secilit vend.
Me pas kjo guidë ka bërë edhe vlerësimin për 100 pjatat me të mira në botë. Në vendin e parë është Kolumbia me gjellën me mish Gici e ndjekur nga Italia ne vendin e dytë me pica napolitane.
Turizmi dhe mikpritja janë sektorë të ndërlidhur ngushtë që ofrojnë një perspektivë globale dhe dinamizëm të jashtëzakonshëm për të gjithë ata që preferojnë aktivitete dinamike.
Pavarësisht pasurisë, duket se kuzhina shqiptare ende nuk ka arritur njohjen e merituar në skenën globale dhe tregon nevojën për promovimin dhe ndërkombëtarizimin e traditave gastronomike, duke u fokusuar në cilësinë e përbërësve dhe autenticitetin e recetave./oranews