Pjata që kushton 17 euro në Ksamil

Një ekip gazetarësh udhëtoi në Ksamil.

yacht hotel sarande

Enkas zgjodhëm të mos hyjmë diku “alla shqiptarçe”, pra me të pyetur, por ndaluam rastësisht, siç do të bënte një i huaj që vjen për herë të parë në vendin tonë.

Ndaluam në një nga plazhet e shumta në bregdetin për të cilën qeveria tregon të vertetën kur thotë se është plot, në Ksamil. I mbingarkuar kur sapo ka nisur 15-ditëshi i dytë i korrikut.

Shezlong bosh mezi gjeje, me një çmim 20 euro.

Parkimi publik 1 euro ora, pra nëse rri gjithë ditën, llogarite vetë.

Por kurthi më i madh është tek ushqimi. Të paguash 17 euro për dy këmbë oktapodi është vërtet  e tepruar.

Kjo pjatë kushtoi 17 euro në plazhin Paradise në Ksamil më datë 17 korrik 2024
Kjo pjatë kushtoi 17 euro në plazhin Paradise në Ksamil më datë 17 korrik 2024

Ajo me të cilën Shqipëria tërhoqi turistë dhe u bë “trend” ndërkombëtar janë pikërisht çmimet e lira. Dhe në Ksamil, “kartolina” e turizmit shqiptar në Google, çmimet vetëm të tilla nuk janë siç e shikoni edhe në faturën më poshtë.

Kupon fiskal nuk japin
Kupon fiskal nuk japin

Vetëm tentakulat e një oktapodi që janë 8, ky restorant i ka shitur me 6800 lekë dhe fitimi është i majmë. Por makutëria  ka një çmim. Dardha e ka bishtin prapa.

Dhe nëse qeveria nuk i le pak pas dore filmat me turistë të lumtur që pushojnë në plazhet dhe të merret seriozisht me problemet që ka turizmi, së shpejti krahas fotove të Maldiveve të Europës kur kërkohet Ksamil, në google do të ketë më shumë përshtypje negative.

Dhe jo nuk na e kanë fajin ata që na e duan të keqen siç po kërkohet të shitet këto ditët e fundit.

Fajin  e kemi vetë! Ajo çfarë bëjmë ne me turizmin mjafton për t’ u vetëshkatërruar.

Kryeministër ndaloje bumerangun sa jemi në kohë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu