
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh të fortë në lidhje me situatën e plazheve, duke i cilësuar disa prej tyre si “plazhe të dhunuara” dhe duke vënë theksin te nevoja urgjente për ndërhyrje të menjëhershme.
Rama theksoi se Ksamilit, një nga plazhet më të bukura të botës, i është bërë padrejtësi nga abuzimi i privatëve, të cilët e kanë trajtuar si tokë për t’u pushtuar dhe më pas si mjet për të shfrytëzuar turistët në mënyrë të turpshme.
“Nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shohin si tokë për t’u pushtuar dhe pastaj për t’u sjellë me turistët si me skllevër, që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo të vendosin çmime që dëmtojnë rëndë imazhin e turizmit shqiptar,” u shpreh ai.
Rama premtoi masa konkrete për t’i rikthyer plazhet publikut dhe për të shmangur abuzimin me çmimet dhe hapësirat publike.
Edi Rama: Kemi probleme dhe sfida që nuk presin për tu adresuar. Po e filloj me plazhet e dhunuara sipas meje. Kjo është fjala e duhur për plazhin e Ksamilit, plazhi i dhunuar. Kjo është fjala e duhura edhe për një sërë plazhet e tjera, por po marr Ksamilin sepse është një ndër plazhet më të bukur të botës. Nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë si tokë për t’u pushtuar dhe pastaj për tu sjellë më turistët si të ishin skllevër që mund të hanë edhe shkopin e çadrës në kokë, apo për të vendosur çmime për të qëndruar në një dendësi të paimagjinueshme në plazh, që janë vetëm çmime që lëndojnë imazhin e turizmit shqiptar. Ne duhet të shërojmë plazhet e dhunuara, tua heqim nga dora privatëve. Nuk ka arsyer që plazhi publik i Ksamilit të jetë privat, ku dendësia është e lidhur me stresin, me çmimet marramendëse dhe me një shërbim mizerabël. Plazhi i Dhërmiut nuk ka nevojë fare të ketë subjekte që vijnë nga zona të tjera për të vendosur, çadra, për të vendosur shezlonge dhe beach bare që çmendin dynjanë me muzikën e tyre dhe që hedhin ujërat e zeza në det.
Më tone më të buta, Rama foli për bregdetin e Adriatikut: Plazhe si plazhi i Durrësit, Shëngjinit apo Velipojës që janë të mëdha nuk mund të kthehen 100% të administruara nga bashkia, por duhet të vazhdojnë në shembullin më të mirë të rrisin kërkesën për një shërbim cilësor të asaj që qytetari paguan. Nëse ato plazhet kanë qenë më të frekuentuara kjo përputhjet me shërbimin me kërkesën. Sepse nuk mund dot të vendosësh çmime marramendëse për një shezlong thjesht se je në Ksamil, ku ti nuk ka asnjë kontribut./Panorama