Kryeministri Edi Rama ka zbarkuar në Bashkinë e Tiranës ku zhvilloi një takim me nënkryetarët e këtij institucion të mbetur prej 24 orësh pa kryetar, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Takimi u krye ne bashki, ndërsa nuk ka ende një njoftim zyrtar.Në takimin me kryeministrin Edi Rama kanë qenë 5 nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Anuela Ristani, Frida Pashako dhe Jonida Halili.

Kreu i qeverisë ka mbërritur në Bashki rreth 1 orë pas komunikimit të tij live me ndjekësit në rrjetet sociale ku foli për prangosjen e Veliajt. Kreu i qeverisë ka qëndruar atje rreth 30 minuta dhe më pas është larguar. /balkanweb

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu