Muhaxheri disa orë pas sulmit ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook.
Ai ka treguar sulmi ishte i befasishëm, por që është shëndosh e mirë.
“I rrethuar mes miqve. Pas sulmit të befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falënderoj të gjithëve për interesimin”, është shprehur ai.
Ndryshe, Muhaxheri është sulmuar sot rreth orës 08:50, në rrugën ‘Bill Klinton’ në Pejë.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës u tha se dy të dyshuarit janë arrestuar dhe të njëjtit janë në mbajtje për 48-orë. /Telegrafi/