Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, i ka uruar shërim të shpejtë dhe të plotë kryepeshkopit të Shqipërisë Anastas Janullatos, i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, kreu i besimtarëve mysliman, ka postuar një foto me Janullatos, dhe shprehet se ka vite që bashkëpunon dhe të dy ndër vite kanë bashkërenduar veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.

yacht hotel sarande

“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore”.

Ai e karakterizoi atë si “lider të kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson”.

Kreu i KMSH shkruan: “I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”

“Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo.I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë.”-shkruan ndër të tjera Spahiu

Kujtojmë se Anastas Janullatos ndodhet i shtruar në spitalin “Evangelismos” në Athinë që prej 3 janarit për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore.

Kryepeshkopi ndodhet aktualisht në spital dhe sipas informacioneve më të fundit ai iu nënshtrua sot një operacioni kirurgjikal, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

 

/rtsh.al/

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu