Fermerët në Fier kanë dalë në protestë këtë të hënë, duke hedhur në tokë të gjithë prodhimin e luleshtrydhes, pas pretendimeve të pikave të grumbullimit se ato janë me pesticide.

Fermerët kanë kërkuar ndërhyrjen e shtetit, duke akuzuar nga ana tjetër edhe AKU-në se nuk kaë shkuar për të marrë kampione për analizimin e luleshtrydheve të kultivuara në tokat e tyre.

‘Kërkojmë ndihmë nga shteti. Të marrë kampionë nga tokat ku është luleshtrydhja. Në asnjë parcelë s’ka ardhur AKU. Luleshtrydhja jonë në këtë zonë mban rekord, por shteti jonë pranon të marrë nga jashtë. Më vjen keq për brezin e ri. Pata djalin tim këtu, kur iku më erdhi keq. Ky brez i ri po largohen nga ky vend në të njëjtën kohë kur Rama u kërkon të kthehen e të punojnë. Luleshtrydhja u shit me 2 mijë lekë/kg. sot nuk flitet për kile. Është pa vjelë e gjithë luleshtrydhja. Ne sot s’paguajmë dot punëtorët. Një punëtor që të vjelë 25 arka, do 20 mijë lekë. Po nuk vuri dorë shteti, të thotë ik’, thonë fermerët.

Janë 300-400 fermerë që preken nga mos-tregtimi i luleshtrydheve, ndërsa fajësojnë pikat e grumbullimit për abuzime.

‘Mund të jenë 300-400 fermerë. Këto janë faturat, pa çmim e asgjë. Jemi në mëshirë të fatit, shteti s’do t’ia dijë. Vjen vetëm për vota. Ne në këto dy muaj punojmë në vit. Gjysma u kalbëzua nga moti, asnjë subvencion, lekët i marrin pikat e grumbullimit. Propaganda po bëhet nëpër pika, te fermeri asgjë. Zero’, shprehen fermerët.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu