
Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të martë, më 6 janar 2026, në Paris nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në Pallatin Élysée Palace, pak para nisjes së Samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën.
Vizita e Kryeministrit Rama në Francë lidhet me pjesëmarrjen e tij në samitin ndërkombëtar, ku pritet të mblidhen përfaqësues të rreth 35 vendeve për të diskutuar mbi garancitë e sigurisë dhe përpjekjet për paqen në Ukrainë.
Më herët gjatë ditës, Rama zhvilloi edhe një takim zyrtar me Ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, ku në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e drejtësisë. Sipas Kryeministrit, diskutimet janë përqendruar te përfshirja e partnerëve francezë në grupin e reflektimit mbi politikën penale në Shqipëri, si dhe në konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në përputhje të plotë me standardet dhe praktikat më të mira europiane.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ai ka ndarë edhe foto nga takimet zyrtare të zhvilluara në Paris.







