Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Romë për të marrë pjesë në “Ukraine Recovery Conference 2025”, Konferenca për Rimëkëmbjen e Ukrainës.

Kreu i qeverisë u prit nga homologia e tij italiane, Giorgia Meloni.

Kjo nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës.

Pjesëmarrës janë liderët botërorë, përfaqësues të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës./Panorama

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu