Kryeministri Edi Rama prej ditës së djeshme ndodhet në Baku të Azerbajxhanit, ku ka marrë pjesë në punimet e Konferencës së Kombeve të Bashkuara për Ndryshimet Klimatike.

Gjatë vizitës në Baku, Rama është takuar dhe me disa homologë të tij, ku mes tyre dhe Georgia Melonin.

yacht hotel sarande

Rama në shenjë humori është ulur në gjunjë, kur është afruar Meloni dhe më pas mes të qeshurash janë përqafuar.

Kjo nuk është hera e parë që gjunjëzohet Rama. Dhjetorin e dy viteve më parë në Samitin BE- Ballkani perëndimor, Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel ka bërë Edi Ramën që t’i ulet në gjunjë. Në momentin që Bettel u afrua me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihen. Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeminsitri Edi Rama.

Kujtojmë se Liderët europianë mbërritën në Tiranë në kuadër të samitit BE-Ballkani Perëndimor ndërsa për herë të parë në vendin tonë u mbajt një samit i përmasave të tilla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu