Një nga dhjetëra pikat në Athinë, ku policia helene kryen kontrolle intensive mbi shoferët për konsum të mundshëm alkooli dhe shkelje të tjera, u vizitua në mesnatë edhe nga kryeministri grek nga Kyriakos Mitsotakis, i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve, Michalis Chrysochoidis.

Kryeministri bisedoi me gratë dhe burrat e Policisë Helene që ishin në detyrë në atë kohë, i përgëzoi për punën e tyre dhe i falënderoi për kontributin e tyre të palodhur, ditë e natë, gjatë gjithë vitit.

Mitsotakis u informua për metodën e thjeshtë dhe të vlefshme që ndjekin oficerët e policisë për të përcaktuar se sa ka pirë një shofer, si dhe procedurën që ndiqet në rast se dikush gjendet mbi limitin e lejuar.

Në fakt, Mitsotakis iu nënshtrua vetë një alkotesti, rezultati i të cilit rezultoi negativ./oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu