Kryeministri Edi Rama shtroi iftarn e ppërvitshëm, ku mbajti një fjalim mbi rëndësinë e solidaritetit dhe bashkimit në shoqëri. Në praninë e përfaqësuesve të komuniteteve fetare, intelektualëve dhe qytetarëve, ai theksoi se muaji i Ramazanit është një periudhë reflektimi dhe afrie mes njerëzve.

“Në këto ditë të shenjta, më shumë se kurrë, duhet të jemi pranë njëri-tjetrit, të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe të forcojmë lidhjet tona si shoqëri,” u shpreh Kryeministri gjatë fjalës së tij. Ai nënvizoi gjithashtu rëndësinë e vlerave të harmonisë ndërfetare dhe bashkëjetesës, duke vlerësuar rolin e besimeve fetare në ndërtimin e një shoqërie më të mirë.

Gjatë aktivitetit, të pranishmit patën mundësinë të ndajnë mendimet dhe eksperiencat e tyre, duke theksuar rëndësinë e dialogut dhe ndihmës së ndërsjellë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu