Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, ka njoftuar dorëheqjen e tij si lider i Partisë Liberale dhe si kryeministër, pas një periudhe prej gati një dekade në pushtet. Ai do të vazhdojë të shërbejë si kryeministër deri në zgjedhjen e një lideri të ri nga partia, proces që pritet të përfundojë para rifillimit të punimeve të Parlamentit më 24 mars.

Vendimi i Trudeau vjen pas një rënieje të popullaritetit të tij dhe krizave të brendshme në qeveri, përfshirë dorëheqjen e ministres së Financave, Chrystia Freeland, në dhjetor.

yacht hotel sarande

Në një konferencë për shtyp, Trudeau deklaroi: “Unë synoj të jap dorëheqjen si lider partie, si kryeministër, pasi partia të zgjedhë liderin e saj të ri.”

Gjatë mandatit të tij, Trudeau u përball me sfida të shumta, përfshirë rritjen e kostos së jetesës dhe tensionet tregtare me Shtetet e Bashkuara. Dorëheqja e tij hap rrugën për një garë të re brenda Partisë Liberale për të zgjedhur pasardhësin që do të udhëheqë partinë në zgjedhjet e ardhshme.

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu