Kryeministri Edi Rama ka folur në Konferencën Rajonale “Përshpejtimi i reformave të kujdesit për fëmijët drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor – Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova.

Rama tregoi rëndësinë e këtij aktiviteti, duke e quajtur “një përgjigje kuptimplotë për ata që pyesin se për çfarë duhet Bashkimi Europian”.

“Një aktivitet i tillë ka në qendër Garancinë Europiane për fëmijët që organizohet në Tiranë. Garancia europiane për fëmijët është një nismë e BE-së, e cila dhe e vetme besoj do të mjaftonte t’i jepte një përgjigje kuptimplotë atyre që pyesin se për çfarë na duhet BE-ja. Mjafton të shohësh përmbajtjen e programit të kësaj garancie, për fëmijët që të kuptosh thellësinë e dobisë së të qenit së bashku në familjen europiane dhe thellësinë e të kuptuarit të sensit të solidaritetit në atë familje.

Përmes Garancisë Europiane për Fëmijët, BE-ja synon që përmes këtij programi, të shumëfishojë të gjitha rrugët dhe të gjitha mundësitë që çdo fëmijë t’i jepet një shans dhe për çdo fëmijë të jetë një perspektivë barazie me të tjerët. Faktikisht, nëse shohim ambicien që ka ky program i Garancisë Europiane për Fëmijët, ne i referohemi shifrave të cilat programi është ndërtuar dhe argumentuar, është realisht një pasqyrë tejet kuptimplotë për domosdoshmërinë e thellimit të politikëbërjes në funksion të fëmijëve dhe për rritjen e ndërveprimit të gjithë aktorëve shoqëror dhe institucional për të siguruar aksesin e barabartë në shoqëri, për të siguruar kushte të përshtatshme strehimi, për të siguruar zhvillime të programeve të mbrojtjes, dedikuar për fëmijët. Në tërësi, për të rritur ndërmjetësimin e të drejtave të fëmijëve.

Të gjitha këto, janë pikat kyçe të garancisë Europiane për Fëmijët. BE-ja ka kryer dhe një financim të veçantë, që i ndihmon vendet anëtare për të ecur në shinat e paracaktuara përmes dokumentit të garancisë europiane”, tha Rama ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu