yacht hotel sarande

1. Çelja e negociatave për anëtarësim në BE: Shqipëria ka nisur negociatat për anëtarësim me Bashkimin Europian, duke filluar me kapitujt “Themeloret” dhe “Marrëdhëniet me jashtë”. Procesi i screening dhe vlerësimet pozitive nga Komisioni Europian dhe qeveritë skeptike të BE-së janë një motivim i madh për vendin.

 

2. Dalja nga monitorimi i plotë i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës: Pas 29 vjetësh, Shqipëria nuk është më nën monitorim të plotë dhe është në të njëjtin nivel me vendet e tjera që synojnë të bashkohen në familjen europiane.

 

3. Plani i ri i Rritjes: Shqipëria dhe vendet e rajonit kanë në dispozicion një instrument të ri financiar që do të sjellë rreth 1 miliardë euro deri në vitin 2027. Falë këtij plani, shqiptarët që bëjnë transferta parash nga BE-ja drejt Shqipërisë nuk do të kenë më komisione ekstra.

 

4. Hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë: Shqipëria ka fituar mundësinë për të hapur filialin e dytë të Kolegjit të Europës, pas atij në Poloni, duke treguar pozicionin e ri të Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe me BE-në.

 

5. Organizimi i samiteve ndërkombëtare: Shqipëria ka organizuar një sërë samitesh të rëndësishme dhe vitin e ardhshëm do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe Samitin e NATO-s në vitin 2027.Ardhja e Presidentit të Shteteve të Bashkuara dhe të gjithë udhëheqësve të NATO-s në Tiranë është njëkohësisht dhe një mesazh shumë i qartë për të gjithë.

6. Rritja e pagave: Pagat mesatare kanë arritur në 968 euro, përtej objektivit të vendosur prej 900 eurosh. Kjo rritje është rezultat i rritjes ekonomike dhe mundësive të reja. dhe tavani i pamendueshëm i deri përpara disa viteve i 1000 eurove është një shtrirje krahu larg.

 

7. Asistenti virtual në E-Albania: Asistenti virtual i platformës E-Albania do të kalojë nga një asistent me shkrim në një asistent që do të flasë dhe do të ofrojë shërbime.

 

8. Rritja e përdoruesve të E-Albania: Platforma E-Albania ka arritur në afro 3.25 milionë përdorues, duke ofruar 14 milionë shërbime dhe gjeneruar 9.9 milionë dokumente me vulë elektronike.

 

9. Shërbimet publike: Shqipëria ka bërë përparime të mëdha në shërbimet publike dhe është vlerësuar ndërkombëtarisht për kapacitetet e saj në këtë drejtim.

 

10. Ekspertiza në kibernetikë: Shqipëria ka zënë vendin e parë në një konkurrim global për ekspertizën në fushën e kibernetikës mes 108 shteteve pjesëmarrëse.

 

11. Laboratorët smart në shkolla: Përfundimi i 216 laboratorëve smart në 200 shkolla dhe objektivi për të arritur 970 laboratorë në 615 shkolla.

12. Inteligjenca artificiale: Finalizimi i strategjisë së parë kombëtare të inteligjencës artificiale dhe përdorimi i saj për integrimin e legjislacionit të BE-së në atë shqiptar. Po punojmë, tanimë është pjesë e punës për transferimin e gjithë të ashtuquajturit “Acquis communautaire

13. Prokurimet publike: Modeli i ri i prokurimeve me inteligjencë artificiale dhe krijimi i një institucioni të ri për prokurimet e institucioneve shtetërore.

14. Performanca e administratës publike: Shqipëria renditet e para në rajon në 4 nga 5 fusha të vlerësimit të administratës publike.

15. Bonuset për pensionistët: Dhënia e një bonusi prej 100 milionë euro për fundvit dhe planifikimi i një bonusi të pranverës.

16. Rritja e numrit të pasagjerëve në Rinas: Aeroporti i Rinasit arriti 10 milionë pasagjerë në nëntor 2024.

17. Shkollat profesionale: Rritja e kapaciteteve të shkollave profesionale për të përgatitur më shumë të rinj për tregun e punës.

18. Turizmi: Përmirësimi i shërbimeve turistike për të rritur të ardhurat nga turizmi.

19. Faqja e re për punonjësit shqiptarë jashtë vendit: Publikimi i një faqeje të re për ofertat e punës në Shqipëri në sektorët e turizmit dhe ndërtimit, duke filluar nga Greqia dhe Italia. kush punon në ndërtim në Greqi dhe vjen të punojë në ndërtim këtu, në fund të muajit do të ketë më shumë të ardhura sesa në Greqi, pak por e sigurt.

 

20. Vlerësimi ndërkombëtar: Shqipëria është ngritur në vlerësimin e Agjencisë Globale të Vlerësimit Standard & Poor’s në BB pozitive dhe nga agjencia Moody’s në BA3 e qëndrueshme.

 

21.Rritja e të ardhurave: Të ardhurat janë rritur përtej planit tonë fillestar, i cili ishte shumë ambicioz. Kemi arritur 9.7 miliardë lekë mbi planin fillestar. Krahasuar me vitin e kaluar, kemi 316 milionë euro më shumë.

 

22.Kontributet e sigurimeve shoqërore: Lajm i mirë nga kontributet e sigurimeve shoqërore: jemi në tejkalim me planin fillestar me 15 milionë euro. Duke forcuar sistemin e sigurimeve, do të kemi më shumë për pensionet.

 

23.Energjia: Kemi rritje me 15.3% të kapacitetit energjetik falë investimeve dhe rritje pesëfish të prodhimit të gjelbër nga fotovoltaikët, falë vendosjes së impiantit të Karavastasë.

 

24. Turizmi: Udhëtarët u rritën me 41%.

 

25.Siguria rrugore: Qendra e trafikut do monitorojë makinat për sigurimin dhe targën e duhur, një element i frytshëm në forcimin e rendit publik dhe luftën kundër kriminalitetit.

 

26.Hekurudhat: Kemi nisur t’i rindërtojmë. 80% e punimeve Tiranë-Rinas janë përfunduar. Projekte të tjera janë Shkodër-Gjakovë dhe Prishtinë etj.

 

27. Ujitje dhe kanalizim: U rritën investimet. Reforma ka rritur arkëtimet dhe ka ulur humbjet në mënyrë të arsyeshme.

 

28.Arsimi: Janë ndërtuar dhe rindërtuar 100 shkolla të reja dhe kopshte. Është rritur numri i fëmijëve të angazhuar me skuadrat sportive.

 

29.Gjuha shqipe: Kemi pasur një vit të rëndësishëm për gjuhën shqipe, me një kuvend të gjuhës dhe kemi parë një rezultat të pritur në draftin e parë të fjalorit të ri të gjuhës shqipe.

 

30.Infrastruktura dhe kërkimet shkencore: 130 projekte të infrastrukturës dhe kërkimit shkencor janë domethënëse, por duhet të bëhet më shumë.

 

31.Rrjetet sociale: Nuk lëvizim nga vendimi që kemi marrë për TikTok. Zbatimi i këtij vendimi do të marrë 6-8 javë për shkak të rëndësisë teknologjike.

 

32.Shëndetësia: Ka shumë zhvillime pozitive. Autonomia spitalore vazhdon të zbatohet; krahas Fierit janë 5 spitale të tjera që e kanë marrë. Kemi shtuar programet për fëmijët, duke nisur nga programi dentar, bonusi i bebes, dhe mbështetja për nënat e papuna.

 

-33.Punësimi në shëndetësi: Janë punësuar 324 mjekë të rinj përmes portalit këtë vit. Ka nisur një program i kredive të buta për mjekët, punonjësit e policisë dhe Forcat e Armatosura.

 

34. Binjakëzimi me spitalin Shiba të Izraelit: Onkologjiku do jetë pika e parë e bashkëpunimit në terren në fillim të vitit, me synimin për ta shtrirë në gjithë QSUT-në.

 

34.Program për fëmijët në spitalin pediatrik: Për të ndjekur shkollën, një gjë që bëhet në spitale në mbarë botën.

35.Qendra shëndetësore: 400 qendra të reja shëndetësore në vend.

 

36.Bujqësia: Eksportet janë rritur me afro 20% në 11 mujor dhe jemi në 435 mijë ton eksporte bujqësore. Të dhëna inkurajuese për prodhimin e qëndrueshëm. Investimet kanë vazhduar në argjinatura, në kullim dhe hidrovore, segmente të reja kanalesh kulluese dhe rehabilitim të infrastrukturës kryesore të ujitjes për rreth 8 mijë hektarë të tjerë.

 

37. Siguria publike: Mbyllim vitin me numrin më të ulët të vrasjeve. Kur morëm detyrën, kishim 1 vrasje në tre ditë dhe kemi ardhur duke e ulur. Mediat duan spektakël dhe pas vrasjes në Pogradec u bënë sajesa. Edhe me 14 vjeçarin u krijuan vrasës të tjerë dhe u sajuan thika të tjera.

 

38. Mbyllja e TikTok për një vit: Për të adresuar tensionet mes prindërve dhe nxënësve, do të mbyllet TikTok për një vit, duke e konsideruar këtë një nga krenaritë e mandatit të katërt.

39. Rinovimi i drejtuesve të Policisë së Shtetit: Një lidership më i ri dhe më i motivuar është vendosur për të përmirësuar performancën.

40. Bashkëpunimi me SPAK: Falë bashkëpunimit me SPAK, shteti ka fituar forcë dhe krimi i organizuar ka humbur terren. Rezultate të rëndësishme janë arritur në luftën kundër trafiqeve dhe drogës.

41. Sugjerim për bashkëqytetarët: Kryeministri sugjeron që Shqipëria të mos pikturohet si vend krimi dhe droge, pasi kjo nuk reflekton realitetin dhe përparimin e bërë në negociatat me BE-në.

42.Mbrojtja: Jo në rolin e strukturës që lëshon asete, por që merr pjesë në zhvillimin e tyre

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu