Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, i dorëzoi kryeministrit Rama progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e qeverisë shqiptare, Gonzato tha se Komisioni Evropian mbështet objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të përmbyllur negociatat për anëtarësimin në BE në vitin 2027.

yacht hotel sarande

Gonzato nënvizoi se arritja e këtij objektivi varet nga shpejtësia e reformave për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe lirinë e medias dhe të drejtën e pronës në Shqipëri.

“Komisioni sheh një mundësi për përshpejtimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE vitet e ardhshme. Ashtu siç theksoi dhe Presidentja e Von Der Leyen gjatë vizitës së kaluar, nëse hapi i reformave përshpejtohet, Shqipëria mund të hapë gjithë grup-kapitujt deri në fund të vitit 2025.

Komunikata e publikuar dje thotë se Komisioni mbështet çeljen e grup-kapitullit të 6-të për marrëdhëniet me jashtë. Komisioni deklaron se është gati të mbështesë objektivin ambicioz të qeverisë shqiptare për të mbyllur negociatat për anëtarësim deri në fund të 2027-ës. Këto afate ambicioze mund të bëhen realitet nëse autoritetet shqiptare intensifikojnë hapin e reformave të orientuara nga BE, për sundimin e ligjit, konsolidimin e bilancit për sundimin e ligjit, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe nxitjen dhe promovimin e të drejtave themelore, përfshirë edhe lirinë e medias, të drejtën e pronësisë dhe pakicat.

Më lejoni t’ju them, zoti kryeministër, disa nga gjetjet kryesore të raportit,” tha Gonzato.

Edi Rama: Është një ritual, çdo tetor marrin rezultatet e provimeve vjetore të shtetbërjes në pasqyrën e raportprogresit të BE! Ky tetor është i posaçëm sepse pak javë më parë në Luksemburg u mbajt konferenca e dytë ndërqeveritare me BE për çeljen e negociatave për grup-kapitullin e parë.

Konferenca afirmoi njohjen nga të gjithat vendet e BE të përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Jam së bashku me ambasadorin e BE, Silvo Gonzato, për të marrë një kopje të raportit.

Më vjen mirë që marrin raportin më pozitiv të gjithë këtyre viteve, e tillë është edhe ecuria e vendit dhe konferenca e dytë ndërqeverita afirmoi njohjen e përparimeve të bëra nga Shqipëria.

Ky raport shënjon me përpikëmëri dhe piketat për hapat që duhen bërë më tej dhe çështjen ku duhet të përqendrohemi për përmbushjen e kritereve të anëtarësimit.

Ky proces është proces që vazhdon por cilido që dëshiron të kuptojë e të mësojë se ku ndodhet Shqipëria në të gjitha fushat bën mirë ta lexojë këtë raport, një panoramë e situatës aktuale të vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu