
Kryeministri britanik Keir Starmer ka ndarë me ndjekësit një moment festiv familjar, duke publikuar një foto të maces së tij pranë pemës së Krishtlindjes. Në postimin shoqërues, Starmer shkruan: “Gëzuar Krishtlindjen nga pjesëtari më i vogël i familjes sonë”.
Fotoja është shpërndarë gjerësisht online, ku përdoruesit kanë komentuar me humor dhe simpati, duke e kthyer macen e familjes Starmer në një simbol të vogël të festave të këtij fundviti dhe duke nxitur dhjetëra komente epike.

Emri i maces nuk është bërë publik, ndërsa nga pamja ajo i përket një race me gëzof të gjatë, e ngjashme me Ragdoll.







