Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas thotë se është dakord me Presidentin Donald Trump se blloku nuk shpenzon mjaftueshëm për mbrojtjen.

yacht hotel sarande

“Dështimi i Evropës për të investuar në kapacitetet ushtarake dërgon një sinjal të rrezikshëm për agresorin”, thotë Kaja Kallas gjatë një fjalimi në konferencën vjetore të Agjencisë Evropiane të Mbrojtjes. “Dobësia i fton ata të afrohen.”

Duke u ndalur te Vladimir Putin, ajo thotë se “për një kohë të gjatë” presidentit rus i janë ofruar “alternativa” – me shpresën se ai “do të zgjidhte bashkëpunimin dhe prosperitetin ekonomik për popullin e tij në vend të ambicieve mashtruese imperialiste”.

“Por në vend të kësaj industria ruse e mbrojtjes po prodhon tanke, bomba, predha artilerie, në sasi të mëdha.”

Trump tha më parë se do të “inkurajonte” Rusinë të bënte “çfarë të donte” me aleatët evropianë nëse ata “nuk rritin shpenzimet e mbrojtjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu