Një tjetër zyrtar i lartë vendor është paraqitur sot (14 Janar) në Prokurorinë e Posaçme.
Ka qenë kryetarja e Bashkisë së Lushnjës, Eriselda Sefa, e cila u pa teksa hynte në godinën e SPAK në orët e para të pasdites së sotme.
Zyrtarja socialiste nuk bëri asnjë komunikim për mediat kur hyri në institucion dhe mbetet i paqartë shkaku i paraqitjes, nëse ka të bëjë me aktivitetin e saj si funksionare vendore apo me çështje për persona të tjerë dhe që ajo ka dijeni./shqiptarja