Në disa pjesë të Kroacisë sot është në fuqi alarmi i kuq i motit për shkak të stuhisë së fortë në bregdet dhe erërave me shpejtësi deri në 185 kilometra në orë, transmeton portali “24sata”.
Një paralajmërim i kuq është aktivizuar në Kvarner, kanalin Velebit dhe në zonën e Dalmacisë Qendrore, ku pritet një stuhi e fortë me erëra me fuqi uragane deri në 185 kilometra në orë. Instituti Hidrometeorologjik Shtetëror Kroat paralajmëroi gjithashtu për dëmtime të mundshme në infrastrukturë dhe rreziqe shëndetësore nga një stuhi e tillë.
Njëkohësisht një sasi e madhe bore ka rënë edhe në Likë, ku gjatë ditës priten temperatura ndërmjet zero dhe katër gradë. Erërat e stuhishme dhe bora po vështirësojnë trafikun në Kroaci prej disa ditësh, një pjesë e vendit është mbuluar me borë dhe erërat e forta uragane kanë shkaktuar alarmin meteorologjik./alsat m