
Në një moment të sikletshëm gjatë mbërritjes në Britaninë e Madhe, Brigitte Macron refuzoi t’i jepte dorën Presidentit Emmanuel Macron, ndërsa zbriste nga aeroplani.
Ajo u mbajt pas kangjellës dhe e la atë me dorën në ajër, megjithatë buzëqeshi më pas kur ra në tokë. Pak më vonë, në makinë, ajo dukej duke parë telefonin e saj, duke krijuar përshtypjen e tensionit mes tyre.
Ky incident vjen pas një videoje tjetër ku Brigitte dukej sikur e godet me shuplakë Macron gjatë një udhëtimi në Vietnam. Megjithatë, ata janë martuar që nga viti 2007 dhe mohojnë çdo konflikt serioz në marrëdhënie.
Një bashkëpunëtor i presidentit tha se ishte thjesht një grindje e vogël mes një çifti të martuar. Zyrtarët e Pallatit Elysee thanë se momentet ishin keqinterpretuar dhe çifti po qeshte, duke hedhur poshtë çdo ide për tensione të mëdha. Kjo ngjarje shkaktoi shumë spekulime për marrëdhënien e tyre, por ata insistojnë se shkojnë mirë./balkanweb