Policia e Shkodrës arrestoi 57-vjeçarin amerikan Brandon Saporito, si autor i vrasjes së partneres së tij, Sandra Saporito 54 vjeç.

Krimi ndodhi ditën e djeshme në një banesë të marrë me qira në Shkodër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan Brandon Saporito, 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen Sandra Saporito, 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes”, njoftoi sot policia.

Vrasja ndodhi rreth orës 10:00 të paradites së djeshme ndërsa çifti amerikan ndodhej në vendin tonë që nga 27 marsi. Më herët, çifti amerikan kishte publikuar foto dhe video në rrjetet sociale nga vende të ndryshme që kishin vizituar në Tiranë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku shfaqeshin të lumtur së bashku. Pas disa ditësh udhëtim, ata ishin ndalur në Shkodër, ku ndodhi edhe ngjarja tragjike.

© SYRI.net

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu